Vaksina e tretë për koronavirus është aprovuar në Indi derisa vendi po përballet me valën e dytë vdekjeprurëse nga pandemia.
Sputnik V jep rreth 92 për qind siguri për mbrojtje nga Covid-19, thuhet në rezultatet e publikuara në The Lancet.
India ka dhënë më shumë se 100 milionë doza të vaksinave të Covishieldit dhe Covaxit.
Covishield është version i vaksinës së kompanisë anglo-suedeze, AstraZeneca, shkruan BBC.
Fondi Rus i Investimeve Direkte, i cili është përgjegjës për marketingun e vaksinës jashtë Rusisë, e konfirmoi marrëveshjen me Indinë.
“India është vendi më i populluar që regjistron vaksinën ruse”, tha Fondi rus.
India është duke u përballur me një numër rekord të infeksioneve të reja me koronavirus dhe të viktimave.
Vetëm në 24 orët e fundit India ka regjistruar mbi 168 mijë raste të reja me koronavirus dhe 904 të vdekur.