India i bashkohet klubit shumë të mbyllur të kombeve në gjendje që të shkatërrojnë një satelit hapësinor nëpërmjet një goditje me raketë, njoftoi kryeministri Narendra Modi, duke garantaur se nuk duan të krijojnë një atmosferë lufte.
Një agjenci ushtarake indiane kërkimesh, DRDO, procedoi sot me shkatërrimin e një sateliti indian në orbitën tokësore nëpërmjet një rakete të lëshuar që nga një ishull në brigjet e shtetit Odisha (lindje), duke u bërë vendi i katërt në botë që ka këtë teknologji.
“Pak çaste më parë shkencëtarët tanë shkatërruan një satelit në orbitë që ndodhej në një distancë prej 300 kilometrash”, deklaroi Modi gjatë një fjalimi që i drejtohej kombit.
“Qëllimi jonë është që të vendosim paqen dhe të mos krijojmë një atmosferë lufte. Kjo nuk drejtohet kundër asnjë vendi”, theksoi kryeministri indian.