India ka regjistruar afër 10,000 raste të reja të Covid-19 në 24 orët e kaluara, duke e kaluar edhe Italinë.
Ky shtet tanimë është i gjashti në listën e vendeve me më shumë të prekur nga koronavirusi me 236,657 të infektuar dhe 6649 vdekje.
Sistemi shëndetësor në Mumbai është në prag të kolapsit ndërsa spitalet në kryeqytet, Delhi, thuhet se iu është zënë hapësira.
Ndërkohë, qendrat tregtare, vendet e adhurimit, restorantet dhe zyrat do të lejohen të rihapen nga e hëna.
Për javë të tëra, numrat relativisht të ulët të Covid-19 të Indisë kishin bëri që ekspertët të shqetësohen. Megjithë popullsinë e dendur, sëmundjen dhe spitalet publike të pafinancuara, nuk pati vërshime të infeksioneve dhe vdekjeve.
Edhe pse India ka numrin e gjashtë të rasteve më të larta, ajo është e 12-ta sa i përket viktimave, sipas statistikave nga Universiteti Johns Hopkins.