India me rekord rastesh pozitive me Coronavirus, mbi 310 mijë në 24 orët e fundit

Prishtinë | 22 Pri 2021 | 09:11 | Nga Ekonomia Online

India ka raportuar 314.835 raste të reja pozitive me koronavirus në 24 orët e fundit, që është shifra më e madhe ditore e rasteve pozitive e regjistruar në ndonjë vend në botë ndonjëherë, raporton BBC.

Numri i të vdekurve është rritur për 2.104 gjatë 24 orëve të fundit, që është rekord i vdekjeve në Indi.

Numri total i rasteve pozitive me koronavirus në Indi ka arritur në afro 16 milionë, që është vetëm prapa SHBA-së që ka regjistruar 31.9 milionë raste pozitive.

India është përfshirë nga vala e dytë e ashpër e pandemisë dhe po ka mungesa të oksigjenit, duke shtuar shqetësimin.

Kjo ka shtyrë gjykatën e lartë të Delhit që ta kritikojë publikisht qeverinë qendrore për mënyrën se si ka menaxhuar krizën e oksigjenit në qytet.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme