India ka porositur 300 milionë doza të një vaksine të paaprovuar të koronavirusit mes një vale shkatërruese të dytë të virusit.
Vaksina ende e pa emëruar nga kompania biologjike Indiane E është në fazën e 3 të testimit dhe ka treguar “rezultate premtuese” në dy fazat e para, kështu tha qeveria federale në një komunikatë, raporton BBC.
Kostoja e parë e vaksinave ka kushtuar 206 milionë gjersa pagesa është bërë ende pritet aprovim.
India ka administruar më shumë se 220 milionë vaksina deri më tani megjithëse e 1.4 miliardë banorë të këtij vendi kane mundur ta marrin vaksinën. Më pak se 10% e vendit ka marrë të paktën një dozë të vaksinimit, kryesisht për shkak të mungesës së tyre.
Megjithëse numrat e rasteve me COVID-19 kanë rënë, Indisë po i shtohen 100,000 raste në ditë.Në këtë vend janë regjistruar më shumë se 340,000 vdekje nga virusi deri më tani, por ekspertët thonë se numri është jashtëzakonisht i nënvlerësuar.