India pritet të miratojë vaksinën e Rusisë Sputnik V kundër Covid-19 brenda javëve të ardhshme, citohet të ketë thënë ambasadori indian në Moskë të hënën.
India në vazhdimësi ka bërë prova të vogla në njerëz me vaksinën ruse, të kryera nga Laboratorët e Indisë dhe të mbështetur nga Fondi Rus i Investimeve Direkte (RDIF).
Sipas Universitetit Johns Hopkins, India ka regjistruar të paktën 155.732 vdekje deri më tani dhe mbi dhjetë milionë infeksione me Covid-19.
Vendi me 1.36 miliard njerëz ka marrë rreth 8.2 milionë vaksina deri më tani.
Pavarësisht se India ka numrin e dytë më të lartë të infeksioneve në botë dhe numrin e katërt më të lartë të vdekjeve, “jeta është pothuajse normale”, raporton Times of India.