India raporton mbi 92 mijë raste të reja me Covid-19

Prishtinë | 09 Qer 2021 | 09:05 | Nga Ekonomia Online

India po vazhdon të raportojë numër të madh të rasteve të reja me COVID-19, ku gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 92 mijë e 596 raste të reja.

Gjatë 24 orëve të fundit nga koronavirusi kanë vdekur 2 mijë e 219 persona, shkruan Reuters.

Që nga fillimi i pandemisë e deri tani në Indi nga ky virus janë infektuar mbi 29.1 milionë njerëz ndërsa kanë vdekur 353 mijë e 528 persona, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë atje.

Të ngjashme