India ka regjistruar edhe një rekord të ri të rasteve të reja me COVID-19, pasi të mërkurën më shumë se 76,000 persona kanë rezultuar pozitivë.
Vetëm gjatë ditës së djeshme në Indi janë regjistruar 60,000 vdekje që nënkupton se ky vendi i Azisë Jugore është vendi i katërt në botë me shifrën e vdekjeve.
India ka konfirmuar më shumë se tre milionë raste deri tani, derisa milioni i fundit i rasteve me COVID-19 është shënuar vetëm për 15 ditë. Për të bërë një krahasim, një milion rastet e para janë shënuar për 167 ditë, derisa dy milionë raste janë konfirmuar më pas për 21 ditë.
Kur India u fut në një bllokim të ashpër në muajin mars ishte e qartë se qytetet më urbane do të ishin qendrat kryesore të shpërthimit, transmeton Klan Kosova.
Ndërsa situata vazhdon të jetë kështu, ekspertët shëndetësorë kanë paralajmëruar se virusi ngadalë po përhapet edhe në pjesët më rurale.
Në ndërkohë, Qeveria e Indisë ka potencuar vazhdimisht rritjen e rasteve të personave të shëruar si një shenjë e suksesit në betejën kundër COVID-19.