India ka regjistruar mbi 39.000 raste me koronavirus gjatë së premtes, duke u cilësuar si shifra më e lartë që nga 28 nëntori, kur ishin regjistruar mbi 40.000 të prekur.
The Guardian njofton se numri i përgjithshëm pozitiv me Covid-19 është mbi 11.5 milionë ndërsa i të vdekurve ka shkuar në mbi 159.000.
India është shteti me më së shumti raste pozitive pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Brazilit.
SHBA-ja ka regjistruar tashmë 29.6 milionë të infektuar ndërsa Brazili 11.7 milionë.