India shënon përvjetorin e 70-të të pavarësisë

Prishtinë | 15 Gus 2017 | 11:24 | Nga

Kryeministri indian, Narendra Modi, i ka bërë thirrje popullit të tij, që t’i ndihmojë për ndërtimin e një shteti të bashkuar, duke premtuar largimin e korrupsionit dhe krijimin e një qeverisjeje të mirë.

Gjatë fjalimit të tij, për shënimin e përvjetorit të 70-të të pavarësisë së Indisë nga qeverisja britanike, Modi ka premtuar transparencë, në mënyrë që t’i japë fund ryshfetit me të cilin është përballur vendi me dekada.

Modi ka thënë, po ashtu, se India është mjaftueshëm e fortë për mbrojtjen e kufijve të saj kundër rreziqeve me të cilat mund të përballet vendi, pas rritjes së tensioneve te fqinjët e saj, në Kinë dhe Pakistan.

India akuzon Pakistanin për dërgimin e “terroristëve”, afër kufirit, për të luftuar me forcat e sigurisë në Kashmir, rajon i administruar nga India.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme