India ka regjistruar numrin më të lartë të rasteve të reja me COVID-19 në botë brenda një dite, atje janë shfaqur 314,835 raste.
Ky shtet që nga shfaqja e koronavirusit i ka afër 16 milionë raste pozitive, kështu radhitet shteti i dytë në botë pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
India është duke u përballur me një valë të dytë pandemisë, gjithashtu është ngritur frika se nuk do të kenë kapacitetin e duhur shëndetësor për t’i bërë ballë koronavirusit.
Jashtë spitaleve ka turma të mëdha të njerëzve të cilët janë duke ndërruar jetë dhe janë në radhë për të marrë oksigjeno-terapi, shkruan BBC.