India shënon rekord të rasteve të reja të virusit për 24 orë

Prishtinë | 11 Maj 2020 | 10:59 | Nga Ekonomia Online

Autoritetet në Indi njoftuan se gjatë 24 orëve të kaluara janë konfirmuar 4,213 raste të reja të infektimeve me Covid-19.

Kjo është shifra më e lartë e të prekurve për periudhën njëditore në shtetin me popullsinë e dytë më të madhe në botë që nga fillimi i përhapjes së sëmundjes.

Kështu, numri i përgjithshëm i të infektuarve me Coronavirus në Indi shkoi në 67,152 persona. Kjo shifër është relativisht e ulët, duke marrë parasysh numrin e madh të popullsisë dhe në krahasim me numrat që janë shënuar në vendet perëndimore.

Përpos të infektuarve, 2,206 persona kanë vdekur deri më tani nga koronavirusi në Indi, ndërsa rreth 21 mijë janë shëruar, shkruan “CNN”, transmeton Gazeta Express.

India për disa javë ka qëndruar në karantinë të plotë si pjesë e përpjekjeve për parandalimin e përhapjes së virusit, por ditëve të fundit autoritetet kanë filluar t’i lehtësojnë masat e izolimit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme