India thotë se ushtria e Kinës po zhvillon veprime “provokative” në kufi

Prishtinë | 31 Gus 2020 | 11:26 | Nga Ekonomia Online

India ka thënë se ushtarët e saj kanë parë lëvizje “provokative” nga ushtria e Kinës afër kufirit në rajonin Ladakh.

Komandantët e ushtrisë së të dyja shteteve janë takuar të hënën për të qartësuar situatën, ka thënë ministri i Drejtësisë së Indisë, transmeton KOHA. Ai ka shtuar se India është e përkushtuar për dialog, porse “është e determinuar të mbrojë integritetin territorial”.

Në njoftim thuhej se ushtria e Kinës të shtunën mbrëma kishin ushtruar lëvizje provokative për të ndryshuar status quon dhe se ka shkelur konsensusin e arritur më parë, raporton AP.

Nga Ministria e Jashtme e Kinës, Zhao Lijian, ka thënë se oficerët e kufijve po komunikonin për zhvillimet e fundit, por nuk ka dhënë detaje të tjera.

Ndërkaq, ministri indian nuk ka treguar se cila do të jetë përgjigja e tyre për këto veprime.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme