Një tërmet prej 5.6 ballë sipas Rihterit goditi Malukun e Veriut në Indonezi.
BMKG njoftoi se tërmeti është regjistruar 114 kilometra në veriperëndim të Halmaherit Jugor në thellësi prej 10 kilometrash
Agjencia meteorologjike, klimatike dhe gjeofizike e Indonezisë (BMKG) njoftoi se tërmeti është regjistruar 114 kilometra në veriperëndim të Halmaherit Jugor në thellësi prej 10 kilometrash.
Sipas të dhënave paraprake, nuk raportohet për viktima në njerëz apo të plagosur. Gjithashtu nuk është lëshuar asnjë paralajmërim për cunami.
Në shtator të vitit të kaluar, një tërmet shkatërrues në ishullin Sulawesi shkaktoi cunami ku të paktën 4.340 persona humbën jetën.
Indonezia ndodhet në të ashtuquajturën “Unaza e Zjarrtë e Paqësorit” dhe shpesh goditet nga tërmetet, vullkanet, stuhitë dhe fatkeqësitë e tjera natyrore.