Indonezia po heton raportimet për vrasjen e kreut të lartë të ISIS

Prishtinë | 24 Pri 2018 | 09:05 | Nga

Indonezia është duke hetuar raportimet nga përkrahësit e Shtetit Islamik – ISIS se njëri prej komandantëve të lartë të kësaj organizate për Azinë juglindore është vrarë në sulmet ajrore të kryera në Siri javën e kaluar.

Mesazhet në internet të propagandistëve të Shtetit Islamik të shikuara nga Reuters, thonë se Bahrumsyas, një shtetas i Indonezisë, ka vdekur, pasi sulmeve ajrore të SHBA-së me aleatët perëndimor që goditën Hajin, në qytetin sirian të Abu Kamal.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Indonezisë, Arrmanatha Nasir, ka thënë se ambasada në Siri ka zhvilluar hetime por që ende nuk e ka konfirmuar vdekjen e Bahrumsyah.

Dy zyrtarë të lartë indonezian për kundër terrorizëm duke folur në kushte anonimiteti, kanë thënë se i kanë marrë shumë seriozisht raportimet nëpër internet.

“Jemi në proces të hetimit”, ka thënë ky zyrtar i lartë i Agjencisë për Kundër Terrorizmit të Indonezisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme