Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka bërë një vizitë në Komunën e Prishtinës, ku është pritur nga kryetari Përparim Rama.
Rama ia dhuroi Infantinos Çelsin e Qytetit.
Me të mbërritur në Kosovë, Infantino ka bërë homazhe tek statuja e Fadil Vokrrit, ndërsa më vonë është takuar me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.