Gianni Infantino do të kandidojë sërish për zgjedhjet për president të FIFA-s. Lajmi u bë i ditur nga vetë Infantino që në kongresin e FIFA-s mbledhur për të zgjedhur vendin organizator të Kupës së Botës, 2026.
Shefi aktual i FIFA-s u zgjodh për një mandat trevjeçar në shkurt 2016 , pas skandalit të korrupsionit që detyroi të jap dorëheqjen Sepp Blatter.
Zgjedhjet për president të FIFA-s do të mbahen vitin e ardhshëm në Paris.