“Tronditet” Kosova: Rregulli i ri i FIFA-së ia pamundëson ardhjen e Andi Zeqirit, Mërgim Berishës dhe të tjerëve

Prishtinë | 11 Maj 2021 | 16:13 | Nga Ekonomia Online

Sot, Federata e Futbollit e Gjermanisë ka marrë lajmin nga nga FIFA se Borna Sosa nuk do të mund ta përfaqësojë Gjermaninë.

Kjo krejt për shkak se ai në moshën 21-vjeçare është aktivizuar me Kroacinë U21.

Gjermania i kishte bërë shtetësinë Borna Sosas dhe ishte gati ta ftonte në mars, por ky refuzim i FIFA-së e ka bërë të pamundur.

Drejtori i Kombëtares së Gjermanisë, Olivier Bierhoff deklaroi se FIFA i ka lajmëruar që rregullat kanë ndryshuar këtë vit dhe se kjo lëvizje ështe e pamundur dhe që do të heqin dorë.

Padyshim, se nga ky vendim i FIFA-së do të dëmtohet rëndë edhe Përfaqësuesja e Kosovës si dhe Kombëtarja e Shqipërisë.

“Dardanët” janë duke pritur disa futbollistë që deri më tani janë inkuadruar me grupmoshat U21 të Zvicrës dhe Gjermanisë siç janë Andi Zeqiri, Toni Domgjoni, Bastien Toma dhe Mërgim Berisha, por duket se me rregullat e reja të FIFA-së, këto lëvizje nuk do të bëhen realitet.

Nga ana tjetër, kuqezinjtë nuk priten ta afrojnë Nedim Bajramin e Empolin për shkak të këtyre rregullave.

Më parë, futbollisti tetovar ishte grumbulluar dhe kishte luajtur me grupmoshën U21 të Zvicrës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme