Presidenti i FIFA-s, Infantino: Duhet të shmangim luftën në futboll

Prishtinë | 05 Maj 2021 | 16:39 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino ka thënë se ai dëshiron të shmangë konfliktin dhe synon të ndërtojë një të ardhme tjetër pas polemikave të Superligës Evropiane.

Institucionet e futbollit po diskutojnë masat dhe sanksionet për klubet që u përpiqen të shkëputen nga UEFA duke krijuar Superligën Evropiane.

Sidoqoftë, Infantino nuk dëshiron luftë dhe shpreson të zgjidhë çdo çështje përmes ‘dialogut’.

“Ne duhet të shmangim bisedimet për luftë kur bëhet fjalë për futbollin. Sidomos në një kohë si kjo kur e gjithë bota po merret me një pandemi të paparë”, ka thënë fillimisht Infantino për L’Equipe.

“Është detyrë e institucioneve kombëtare, pastaj e UEFA-s dhe më pas e FIFA-s, të marrin vendimet e duhura”.

“Edhe në situatat më delikate, unë jam për dialog dhe jo për konflikte. Një drejtues ka për detyrë të pyesë veten pse ka ardhur e gjithë kjo dhe, duke u nisur nga kjo pyetje, të ndërtojë një të ardhme tjetër duke folur dhe dëgjuar të gjithë, veçanërisht tifozët, të cilët janë zemra e futbollit”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme