Infekotologu Ramadani: Tubimet e partive politike do të shënojnë rritje të rasteve me COVID-19

Prishtinë | 23 Tet 2021 | 12:27 | Nga Ekonomia Online

Janë bërë më shumë se një muaj që kur në Kosovë kanë hyrë në fuqi masat e reja kundër Covid-19.

Por, këto masa vazhdojnë të jenë në fuqi, ani pse ka disa ditë që numri i të vdekurve dhe i të infektuarve nga ky virus ka shënuar rënie të dukshme, shkruan FrontOnline.

E, pas rënies së rasteve infektologu, Hamdi Ramadani ka thënë se masat anti-Covid duhet të ndryshohen e sidomos ora policore.

“Masat kufizuese specifike si ora policore, duhet të largohet dhe mendoj që edhe masat e tjera duhet të relaksohen po ashtu edhe ato masat e marra për gastronomet”, shtoi ai.

Sipas tij, nga mosrespektimi i masave në tubime politike do të ketë rritje të rasteve me COVID-19.

“Tubimet e ditëve të kaluara ishin të shumta dhe pa respektuar masat e nevojshme ligjore që mund të kemi rritje të rasteve me COVID-19 me numër jo të madh dhe nuk besoj që situata do të jetë e pakontrollueshme dhe e rënd, por mundësia e paraqitjes të rasteve të shtuara është e mundur”, theksoi Ramadani.

Tutje, Ramadani ka thënë se 70% e vaksinimit të popullsisë është larg për tu arritur.

“Kur të arrijmë imunitet deri në 70% e mbi atëherë mund të jemi më të relaksuar dhe me mundësi më të mirë të kontrollimit dhe kufizimit të pandemisë, moshat prej 12-18 vjeç kemi shumë të vaksinuar që mund të na infektojnë, andaj duhet të vaksinohet mbi 70% edhe pse kjo është larg për tu arritur”, përfundoi Ramadani.

Të ngjashme