Ministri i mjedisit në Poloni, Michal Wos, është konfirmuar si i infektuar me coronavirus në orët e vona të së hënës.
Ai i tha agjencisë shtetërore të lajmeve se është vendosur në karantinë dhe se gjendja e tij shëndetësore është e mirë.
Në Poloni, numri i rasteve të konfirmuara të personave të infektuar me koronavirus është 159. Deri më tani, nga virusi i ri në këtë shtet kanë vdekur katër njerëz, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë.
Nga coronavirusi janë prekur edhe vendet fqinje të Polonisë, sidomos Gjermania dhe Republika Çeke, e cila të hënën mori vendim për karantinë në tërë territorin e vet.
Ndryshe, sipas faqes “Worldometer”, në botë janë mbi 88 mijë e 500 persona të infektuar me koronavirus. 93 për qind e tyre ndodhen në gjendje relativisht të mirë, ndërsa 7 për qind në gjendje kritike.