Një zyrtar i Burgut të Dubravës është infektuar me koronavirus dhe është vetizoluar në shtëpinë e tij në Istog.
Të gjitha rastet e kontaktit me të infektuarin kanë rezultuar negative.
Lajmi është bërë me dije nga Shërbimi Korrektues i Kosovës.
“Në Qendrën Korrektuese Dubravë, javën e kaluar më 22 prill 2020 ka rezultuar pozitiv me Covid 19, Udhëheqësi i Trajnimeve të kësaj qendre, z. I.F. I njëjtit, aktualisht është liruar nga detyra për tu vendosur në vetë-karantinë”, është thënë në njoftim.
Në funksion të lokalizimit të infeksionit dhe parandalimit të përhapjes së Covid 19 në Qendrën Korrektuese Dubravë menjëherë ka filluar gjurmimi i kontakteve të të gjithë zyrtarëve korrektues në këtë qendër.
“Ndërsa për katër zyrtarë të tjerë, të cilët kane qenë në kontakt me të janë bërë testet dhe katër zyrtarët kanë rezultuar negativ”, është thënë në njoftim.