Infektologu Ramadani flet për gripin e rëndë sezonal dhe mundësinë e përhapjes së Omikronit

Prishtinë | 08 Jan 2024 | 21:08 | Nga Ekonomia Online

Infektologu Hamdi Ramadani ka folur lidhur me përhapjen e shpejtë të gripit në këta dy muajt e fundit dhe lidhur me atë se a ekziston rreziku i kthimit të COVID-19.

Ai tha se muaji dhjetor në Kosovë u shënua me qindra raste të gripit sezonal, teksa simptomat goxha të rënda të këtij gripi janë të ngjashme me Covid-19.

Tutje, Ramadani tha se OBSH-ja ka paraqitur një valë të re të Covid-19, që quhet Omikron, e cila po përhapet me shpejtësi në SHBA, Kinë, Indi, e për të cilën tha se mundësia është shumë e madhe të jetë edhe në vendin tonë.

“Kohëve të fundit ju e dini që në shumë vende edhe në vendin tonë kemi paraqitje të një sërë rasteve të sëmundjes ose gripit sezonal, ose gripit epidemik, grip ky cili mendoj po prek edhe moshat e reja, por për fat të keq edhe moshat e shtyra dhe po shkakton edhe telashe në kuptimin e shëndetit edhe rasteve më të rënda”, ka thënë Ramadani.

“Gripi sezonal është një sëmundje klasike, që e quajmë sezonale, dhe sezoni kryesor i paraqitjes së këtij gripi ishte muajit dhjetor dhe janar dhe gjasat janë që situata, ta quajmë kështu më e mirë, pasi që ju e dini se ekziston tanimë tash e sa vite vaksina shumë e mirë kundër gripit sezonal që quhet vaksinë anti-gripoze, vaksinë e cila mendoj është edhe e certifikuar nga OBSh-ja dhe të gjitha organizmat ndërkombëtar e cila ka treguar rezultate të jashtëzakonshme edhen në ndaljen e rasteve më me sëmundje edhen në ndaljen e ndërlikimeve dhe të hospitalizimeve dhe të një rreziku të shëndetit”, deklaroi ai në Info Magazine.

Ai tha se nëntipi “Omicron” COVID-19, deri tash sipas OBSh-së nuk ka shkaktuar vdekshmëri, por që ka mundësi që ky nëntip të bëhet më agresiv.

Të ngjashme