Infektologu Sadiku: Respektoni masat në mënyrë që mos të kthehen ato shtrënguese

Prishtinë | 01 Mar 2021 | 18:46 | Nga Ekonomia Online

Infektologu Izet Sadiku ka deklaruar se situata me Coronavirusin po vazhdon të jetë shumë problematike.

Ai ka thënë se duke pasur parasysh se në Kosovë ende nuk ka filluar vaksinimi dhe duke pasur parasysh se kemi pasur rritje të rasteve javën e fundit, do të duhet që të vazhdoj respektimi i masave parandaluese me qëllim që të mos kthehen masat shtërnguese të cilat sipas tij do të ishin të dëmshme edhe për shëndetin mendor dhe për zhvillimin ekonomik.

Shkrimi i tij i plotë:

COVID-19

Situata me COVID-19 po vazhdon të jetë shumë problematike.

Në njërën anë kemi luftën për të shtuar numrin e të vaskinuarëve i cili po has në shumë vështërsi dhe

Në daia shtete kemi pasur rritjen e rasteve të reja dhe disa shtete të cilat i kanë rritur masat shtêrnguese.

Duke pasur parasysh se në Kosovë ende nuk ka filluar vaksinimi dhe duke pasur parasysh se kemi pasur rritje të rasteve javën e fundit do të duhet që të vazhdoj respektimi i masave parandaluese me qëllim që të mos kthehen masat shtërnguese të cilat do të ishin të dëmshme edhe për shëndetin mendor dhe jo vetëm,edhe për zhvillimin ekonomik.

Prandaj duhet secili nga të kontribojmë në parandalimin e rritjes se rasteve të reja duke :

Përdor maskën,

Mbajtje distancën

Mbaje higjenën personale

Ne kemi ditur që me sjellen tonë të kontribojmë në zvogëlimin e rasteve të reja me COVID 19, sepse ashtu shpëtojmë jetë dhe kontribojmë në zhvilim ekonomik.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme