Sadiku: Varianti britanik i Covid-19 përhapet shumë shpejt te të gjitha grupmoshat

Prishtinë | 14 Pri 2021 | 07:35 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Klinikës Infektive, Izet Sadiku, në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se në Kosovë ka numër të madh të të infektuarve me variantin britanik të Covid-19.

Tutje, ai shtoi se ky virus përhapet shumë shpejt te të gjitha grupmoshat.

“Faktikisht sipas informatave që ka dhënë ministria e IKShPK janë 97%. Ne nuk kemi informata se ku janë marrë mostrat. Ky numër i lartë i të infektuarve me variantin e ri britanez është edhe në Kosovë”.

“Zakonisht kemi familjar Covid të sëmurë dhe kjo formë e të infektuarit e vërteton që kemi raste me tipin britanez sepse përhapet më shpejt”.

Mes tjerash, Sadiku i konsideron të duhura masat e Qeverisë, duke shtuar se do të ketë më pak raste.

Madje ai theksoi se vaksinimi sa më i madh i personave i fut ata nën kontroll, raporton EO.

“Këto masa që janë marrë për arsye se tre muajt e fundit ka pasur shumë pak respektim të masave dhe konsideroj që me fillimin e respektimit të masave do të kemi numër më të vogël dhe kjo do të krijojë mundësi për vaksinim”.

“Vaksinimi sa më i madh i njerëzve i fut ata më shumë nën kontroll”.

Të ngjashme