Omicron është varianti i fundit me të cilin po përballet Kosova dhe qytetarët e saj.
Ndërsa, virusi do të jetë prezent, por do të jetë vetëm grip i zakonshëm njëjtë sikurse viruset tjera.
Kështu po thotë në një intervistë infektologu Ilir Tolaj.
“Ne jemi padyshim duke u përballur me variantin e fundit me rëndësi klinike rreth pandemisë. Virusi do të jetë prezent, do të jetë endemik në mesin tonë dhe do të bëhet një prej viruseve të rëndomtë që do të shkaktojë infeksione gjatë muajve të ftohtë kryesisht që do të përcillen më simptome respiratore kryesisht si çdo infeksion tjetër i rrugëve respiratore, si çdo infeksion i ftohjeve të zakonshme me të cilat jemi duke u përballur”, ka deklaruar Tolaj.
Ai beson se pas kësaj vale me variantin Omicron, do të ketë raste vetëm në aspektin klinik, por jo edhe në aspektin e shëndetit publik.
“Në aspektin klinik ne do të kemi raste edhe në të ardhmen, por në aspektin e shëndetit publik më nuk do të paraqet problem besoj pas kësaj vale”, është shprehur ai për FrontOnline .
Tolaj: Dy javët e ardhshme do të kemi rënie të të infektuarve me Covid
Infektologu Ilir Tolaj ka thënë se në dy apo tri javët e ardhshme numri i të infektuarve me Covid-19 do të shënoj rënie.
Sipas tij, pavarësisht numrit të lartë të të infektuarve situata epidemiologjike në vend është stabile, ndërsa numri i personave që po kërkojnë ndihmë mjekësore në spitale është i kufizuar.
“Shumë prej tyre tash janë duke shënuar rënie drastike të numrit të të infektuarve kjo e pret edhe Kosovën në javët e ardhshme, të themi për dy apo tri javë. Kjo valë gradualisht do të stabilizohet dhe do të shuhet vetvetiu. Prandaj përkundër numrit të lartë të të infektuarve gjë që jam shumë i bindur që numri i të infektuarve të rinj është më i lartë se sa që mund të identifikohen përmes testimeve meqenëse jo të gjithë po testohen”, ka deklaruar ai