Ekonomia Online
FUNDIT

Infermierë të shumtë paraqitën vullnetarisht për të ndihmuar stafin shëndetësorë në Drenas

Infermierë të shumtë paraqitën vullnetarisht për të ndihmuar stafin shëndetësorë në Drenas

Thirrjes së Kryetarit Ramiz Lladrovci për të ndihmuar personelin shëndetësorë në rast nevoje, në këtë situatë emergjente, i janë përgjigjur shumë infermierë vullnetarë. Përveç infermierit Lirim Krasniqi. Të gatshëm për të kontribuar për Komunën e Drenasit janë treguar edhe disa të tjerë infermierë. “Edona Karaxha, Agnesa Mulaku, Shqipdona Gjinovci, Ardiana Prokshi-Heta, janë vetëm disa prej […]

Thirrjes së Kryetarit Ramiz Lladrovci për të ndihmuar personelin shëndetësorë në rast nevoje, në këtë situatë emergjente, i janë përgjigjur shumë infermierë vullnetarë. Përveç infermierit Lirim Krasniqi.

Të gatshëm për të kontribuar për Komunën e Drenasit janë treguar edhe disa të tjerë infermierë.

“Edona Karaxha, Agnesa Mulaku, Shqipdona Gjinovci, Ardiana Prokshi-Heta, janë vetëm disa prej infermierëve të cilat kanë shprehur vullnetin për tu bërë pjesë e personelit shëndetësor në QKMF në Drenas, në mënyrë që të menaxhojnë se bashku situatën dhe që të ofrojnë shërbime profesionale e të sigurta për qytetarët”.

Ky numër i vullnetarëve vetëm sa po rritet, mirëpo, nevojat për tu pajisur me maska, doreza e dezinfektuese janë të mëdha për stafin shëndetësor të Drenasit. Andaj, kërkojmë nga Qeveria e Kosovës, përkatësisht Ministria e Shëndetësisë, që të furnizojnë QKMF-në në Drenas dhe QMF-në në Komoran, me pajisje të nevojshme mbrojtëse ndaj virusit COVID-19, thuhet mes tjerash në komunikatë.

Deri tani nuk ka raste të verifikuara me virus COVID në Drenas.

Të ngjashme