Sindikata e Infermierëve të Kosovës përmes një njoftimi për media ka kërkuar sërish nga Qeveria e Kosovës që ti marr parasysh kërkesat e infermierëve.
Ata kanë kërkuar që të rritet pagesa e ndërrimeve të natës për infermier nga 18 euro në 36 euro, të fillojë pagesa e rrezikshmërisë në punë për infermierët, mamitë dhe profesionistët tjerë shëndetësor.
Gjithashtu infermierët po kërkojnë që tu paguhet puna gjatë festave dhe puna gjatë vikendit, e gjithashtu edhe puna jashtë orarit.
“Sindikata e Infermierëve të Kosovës njofton opinionin dhe institucionet tjera relevante që në rast se edhe kësaj radhe kërkesat tona hasin në vesh të shurdhër, neglizhohen dhe në rast se Ministri i Shëndetësisë dhe Qeveria e Republikës së Kosovës zgjedhin injorimin si platformë komunikimi me infermierët, do jemi të detyruar të ndërmarrim veprime sindikale, duke filluar nga protestat në nivel vendi e deri tek ndërprerja dhe bojkoti i punës”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë:
Sindikata e Infermierëve të Kosovës duke e vërejtur pasivitetin dhe mosinteresin e Minsitrisë së Shëndetësisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës që t’u përgjigjen kërkesave të Sindikatës së Infermierëve të Kosovës, me qëllim t’i japim edhe një mundësi dialogut social, kërkojmë nga Minsitria e Shëndetësisë dhe Qeveria e Republikës së Kosovës që urgjentisht ;
Sindikata e Infermierëve të Kosovës u’a kujton Ministrisë së Shëndetësisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës që vetëm gjatë viti 2021 nga Kosova janë larguar mbi 400 infermier, ndërsa gjatë këtij viti pritet që ky numër të shkoj deri në 900 infermier.
Sindikata e Infermierëve të Kosovës njofton opinion e gjerë që në shumicën e njesive përbërëse të SHSKUK / QKUK së paku ka 4-5 infermier, mami dhe profesionist tjerë shëndetësor që janë duke ndjekur kurse të gjuhëve të huaja, sidomos asaj Gjermane ose në përfundim të procedurave për t’u larguar nga Kosova, madje ka shumë prej tyre që tashmë kanë kontrata me klinikat e vendeve të BE-së.