Franca u ofron bonuse mujore infermierëve në repartet intensive

Prishtinë | 28 Dhj 2021 | 16:03 | Nga Ekonomia Online

Franca do t’i paguajë infermierët e reparteve për kujdes intensiv me nga 100 euro shtesë në muaj nga janari në përpjekje për t’ia përmirësuar kushtet e punës stafit shëndetësor të dërrmuar nga lufta kundër pandemisë, tha të martën Kryeminstri Jean Castex.

“Kjo ka të bëjë me përmirësimin e atraktivitetit, trajnimit, kualifikimit, kushteve të punës në njësitë e kujdesit intensiv, duke i njohur shkathtësitë e atyre që punojnë atje”, tha Castex gjatë një vizite në një njësi të kujdesit intensiv në Creteil, afër Parisit.

Mjetet shtesë vijnë para një vargu më të gjerë masazh, të cilat do të publikohen javën e ardhshme nga ministri Olivier Veran për ta luftuar mungesën e stafit në vijën e frontit kundër Covid-it, shkruan France24.

Përhapja e shpejtë e variantit Omicron ka sjellë rritje rekorde të numrit të rasteve me koronavirus në Francë, duke e shtuar trysninë në repartet e kujdesit intensiv të spitaleve publike.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme