Infermieri Duraku iu drejtohet institucioneve, këto janë kërkesat

Prishtinë | 11 Maj 2021 | 08:52 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Infermieri Enlirat Duraku ka dorëzuar kërkesë për disa nga institucionet në vend në lidhje me pagesën e ndërrimit të natës, pagesën e punës gjatë vikendeve dhe pagesën e rrezikshmërisë në punë për infermierë, raporton Ekonomia Online.

Duraku ka bërë të ditur se kërkesën ua ka dorëzuar: Kryeministrit Albin Kurti; Ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia; Kryetari të Kuvendit, Glauk Konjufca dhe kryetares së Komisionit për Shëndetësi, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku.

Edhe pse nuk i’u është bashkangjitur askush prej infermierëve në grevë, Duraku tha se do të vazhdojë grevën deri në realizim të kërkesës pavarësisht pasojave që do t’i sjellë.

“Sot është dita e 14 e grevës së urisë ndërsa e katërta e etjes. Me vite kërkesat e infermierëve janë neglizhuar nga të gjitha institucioneve”.

“…kam dorëzuar kërkesat për rritje të pagesës për ndërrimet e natës, pagesën për rrezikshmërinë e natës, si dhe pagesat për infermierët. Unë e di që shteti nuk i nënshtrohet një individi unë nuk kërkojë nënshtrim por vetëm të vlerësohet puna e infermierëve të cilët edhe ta kanë humbur jetën nga Covid-19”.

“Në grevë nuk janë bashkuar, i kam ftuar në grevë. Procesioni i infermierit është human. Ashtu siç i kam dorëzuar edhe në komisionet përkatëse, grevën nuk do ta ndali deri në realizim të kërkesave”.

Të ngjashme