Një qytetar është dënuar me 35 euro gjobë për shkak se nuk kishte të vendosur maskën brenda veturës të cilën ishte duke e vozitur. Bëhet fjalë për infermierin e Klinikës së Gjinekologjisë Liburn Dema, i cili ka punuar për 1 muaj në intensivën e Mjekësisë Sportive ku trajtohen rastet e rënda me Covid.
Në Fletëparaqitjen për kundërvajtje te përshkrimi i kundërvajtjes shkruan: “I njëjti gjat vozitjes nuk kishte të vendosur maskën mbrojtse ndaj COVID-19”.
Gjoba është shqiptuar nga Policia në rajonin e Gjilanit, në kohën kur Dema po voziste veturën dhe brenda ishin bashkëshortja e tij dhe fëmijët.
Vendimi i Qeverisë së Kosovës obligon mbajtjen e maskave jashtë shtëpisë, ndërsa Ligji i miratuar anti Covid ka përcaktuar gjobën prej 35 euro për mos mbajtjen e maskave por nuk ka specifikuar se në cilat rrethana duhet të dënohen qytetarët.