Infermieri kosovar në ditën e 16-të grevës, nga sot refuzon të pijë edhe ujë

Prishtinë | 24 Dhj 2020 | 15:17 | Nga Ekonomia Online

Infermieri Enlirat Duraku ka 16 ditë që po qëndron në grevë urie, duke kërkuar kështu që infermierëve t’u rritet pagesa e ndërrimit të natës nga 18 euro në 36 euro, si dhe t’u paguhen orët shtesë dhe rrezikshmëria.

Ndërsa ai ka porositur kryeministrin Avdullah Hoti, ministrin e Shëndetësisë Armend Zemaj dhe u.d. të drejtorit të SHSKUK-së Valbon Krasniqi, duke thënë se meqë ata nuk reflektuan ai nga sot refuzon të pijë ujë dhe lëngje.

“Kolegë të nderuar, qytetarë, KM Avdullah Hoti, ministër Armend Zemaj, dr. Valbon Krasniqi.

Sot është dita e 16-të e grevës së urisë, mirëpo nuk reflektuat. Nga sot as ujë as lëngje nuk do përdori, e ju flini të qetë, mbajini pozitat”, ka shkruar Duraku në profilin e tij në Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme