Inflacioni mesatar në mars 2026 paska fluturu në 6.7%

Prishtinë | 10 Pri 2026 | 12:20 | Nga Shenoll Muharremi

Inflacioni mesatar në mars 2026 paska fluturu në 6.7%🚨

…Deri 42.5% për sektorë specifik!

“Masat” apo më mirë me thënë MOSVEPRIME e qeverisë, a po funksionojnë mirë për qytetarin dhe ekonominë e Kosovës?

Po lexoj që Inflacioni mesatar në mars 2026 paska fluturu në 6.7% (vetëm 2% është kufiri i normalës në ekonomi). E ky është vetëm indeks, dmth dicka mesatare se në disa raste ka 40% e fiju janë rritur çmimet.

-Shërbime… transportit (42,5%)

-Biletat e fluturimeve (38,4%)

-Furnizimi me ujë dhe shërbimet.. me vendbanimin (31,9%)

-Energjia elektrike (17,4%),

-Karburantet dhe lubrifikantët.. (17,4%)

-Dru zjarri, pelet etj. (15,6%)

-Pushime të organizuara (13,2%)

-Pemët (13,1%)

-Mishi (12,4%)

-Kafja, çaji dhe kakao (7,8%)

Qytetarët vazhdojnë të varfërohen, ndërsa qeveritarët krenohen me kokëfortësinë dhe paditurinë e tyre, duke mos ndërmarrë masat e duhura (si krejt BOTA) për ta parandaluar inflacionin dhe rritjen e çmimeve për qytetarët!

Në fakt, madje këta mund të ju gëzohen kësaj fatkeqësie për Kosovën dhe familjet, sepse ju “rritet” buxheti! E pastaj, sa më shumë varfërohen qytetarët, aq më lehtë ua blejnë e vjedhin votat me bonuse nga 100€. Edhe jau vjedhin parat duke mos e larguar/ulur akcizën e tvsh për naftë dhe produkte tjera esenciale, edhe me qato pare të qytetarëve jau blejnë votën pastaj.

Nga 1% në fillim të vitit 2025, inflacioni ka shkuar në mars tani 6.7%.

Gabim pas gabimi nga Qeveria Kurti në menaxhimin e ekonomisë, energjisë, naftës…

Kurrë pa dëgjuar askënd, duke vepruar e bërë krejt çka nuk duhet.

Kush janë këta njerëz?

Në fund po ju thonë ‘edhe po ju varfërojmë, edhe po na votoni edhe më shumë në zgjedhje!’

Mirë po jau bojnë pasi po voton pa tru e pa mendu mirë për vetën dhe familjet e fëmijët tuaj!

Të ngjashme