Inflacioni në Eurozonë arriti në tetor një nivel të lartë rekord në 13 vjet, ndërkohë që blloku po lufton rritjen e kostove të energjisë.
Sipas Zyrës evropiane të Statistikave (Eurostat), inflacioni arriti në 4.1 për qind për këtë muaj, më i lartë që nga korriku 2008, ndërsa shifra e shtatorit kishte arritur në 3.4 për qind.
Rritja e inflacionit është nxitur nga rritja e çmimeve të energjisë, duke thelluar shqetësimin e politikëbërësve. Komponenti i energjisë në të dhënat e inflacionit u rrit me 23 për qind në bazë vjetore, quke qenë deri tani kontribuuesi më i madh.
Të dhënat e tremujorit të tretë, treguan gjithashtu se Prodhimi i Brendshëm Bruto e Eurozonës u rrit me 2.2 për qind krahasuar me periudhën e mëparshme, ritmi më i shpejtë në një vit.
Inflacioni është një tregues kyç i studiuar nga Banka Qendrore Evropiane. Ajo njoftoi në shtator se do të blinte më pak obligacione nga rritja e çmimeve të konsumit.
BQE parashikon një inflacion prej 2.2 për qind në vitin 2021, 1.7 për qind në vitin 2022 dhe 1.5 për qind në vitin 2023, pra nën objektivin e saj prej 2 për qind.