Norma vjetore e inflacionit në vendet e Bashkimit Evropian në muajin shtator 2018 ishte 2.2 për qind, i qëndrueshëm në krahasim me muajin gusht, ku një vit më parë, kjo normë ishte 1.8 për qind. Ndërsa, për sa i përket inflacionit në Eurozonë për muajin shtator 2018 kjo vlerë ishte 2.1 për qind, duke u rritur nga 2 për qind në muajin gusht, kurse një vit më parë, kjo normë ishte 1.5 për qind.
Sipas Eurostat, normat më të ulëta vjetore janë regjistruar në Danimarkë me 0.5 për qind, Greqi me 1.1 për qind dhe Irlandë me 1.2 për qind, kurse normat më të larta vjetore janë regjistruar në Rumani me 4.7 për qind, Hungari me 3.7 për qind dhe Bullgari me 3.6 për qind. Krahasuar me gushtin e 2018-së, inflacioni vjetor ra në nëntë shtete anëtare të Bashkimit Evropian, mbeti i qëndrueshëm në katër dhe u rrit në katërmbëdhjetë.
Në shtator të vitit 2018 kontributi më i lartë në normën vjetore të inflacionit në Eurozonë erdhi nga energjia me 0.90 pikë përqindje, pasuar nga shërbimet me 0.57 pikë përqindjeje, ushqimi, alkooli dhe duhani me 0.51 pikë përqindje dhe mallrat me 0.08 pikë përqindje.