Analizat e bëra në 100 hyrje banesash kolektive, tregojnë se gjendja e tyre në Prishtinë pjesërisht është jofunksionale, sa i përket sigurisë.
Këto analiza i ka bërë OJQ “Developing Togather”, shkruan sot “Koha Ditore”. Ndërsa drejtori i saj ekzekutiv, Driton Tafallari, thekson se gjendja është alarmante. “Janë bërë analiza në 100 hyrje, nëpër lagjet që janë zgjedhur në mënyrë paushalle.
Të përfshira kanë qenë edhe banesat e reja dhe kur flas për to, e kam fjalën për banesat që janë ndërtuar para dhe pas 99-s.
Ky numër është mjaft i madh dhe është e mjaftueshme se Ligji për ndërtesat e banimit në bashkëpronësi nuk zbatohet, në asnjërën nga këto hyrje dhe se situata është e rrezikshme dhe mund të ketë pasoja me fatalitet për banorët “, thotë Tafallari.