Iniciativa për Drejtësi dhe Barazi “Inject”: Të votohet ndryshimi i Ligjit për Familjen

Prishtinë | 13 Kor 2018 | 11:27 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Iniciativa për Drejtësi dhe Barazi “Inject” ka mbajtur konferencën për media rreth ecurisë së procesit për ndryshimin e Ligjit për Familjen  dhe Projektet aktuale të Iniciativës për Drejtësi.

Luljeta Aliu, drejtoreshë e Organizatës “Inject”, tha se në gjykata dhe institucione vazhdimisht ka manipulime dhe nuk mbështeten grupet e margjinalizuara. Ajo ka inicuar ndyshimin e Ligjit për Familjen, pasiqë e ka parë të nevojshme ndryshimin e këtij ligji, pasiqë ndodhin shumë padrejtësi dhe nuk përfillen njerëzit e dhunuar nga institucionet kompetente të rasteve të tilla, raporton Ekonomia Online.

“Analiza që i kemi bërë ligjit dhe praktikës gjyqësore, na ka lënë të shohim dhe të befasohemi se si janë keqinterpretuar ligjet nga mosdija, ndoshta edhe qëllimisht, sepse ai që është i fortë ka pasë mundësi me ndiku në procese apo institucione që e bën më të thellë pabazariznë mes njerëzve”, tha Aliu.

Aliu tha se, nëse një vend nuk bazohet me drejtësi dhe barazi, atëherë nuk mundet të funksionojë si shtet. Ajo shtoi se shpesh herë po i mbyllim sytë, duke i lejuar shkeljet dhe manipulimet dhe kjo e ngecë në zhvillimin e shoqërisë dhe shtetit.

“Në mënyrë vullnetare jam marrë me propozim të ndryshim të Ligjit të Familjes dhe shpresoj që do të bashkëngjiten njerëzit në betejën tonë për një shoqëri më të drejtë dhe të barabartë”, tha ajo.

“Në Kuvend do të diskutohet për herë të parë ky ndryshim I ligjit dhe shpresoj që deputetët të shohin rëndësinë dhe të marrim mbështetje të ligjvënësve, si mbështetje të Kuvendit dhe të votojnë pro këtij ndryshimi”, tha Aliu.

“Ndryshimi nuk është në kundërshtim të ligjit, me vite janë bërë manipulime të zyrtarëve që kanë bërë praktikën gjyqësore dhe kjo I dëmton rëndë të gjithë”, tha ajo.

Ajo tha se shpesh herë në gjykata nuk hapen fare rastet e dhunës nëse ato paraqiten nga dikush sepse gjyqësori i neglizhon shpesh herë këto raste.

Aliu shtoi se përpos propozimit të ndryshimit të ligjit, organizata ka në plan të vazhdon të punoj edhe me grupet e margjinalizuara të shoqërisë.

Ndërsa, Nita Bakalli, koordinatore e projektit, i ftoi të gjithë deputetet e Kuvendit të Kosovës dhe grupet parlamentare sot të votojnë pro Ligjit të Familjes, raporton Ekonomia Online.

 

Të ngjashme