Policia e Kosovës ka njoftuar në raportin 24-orësh se ka iniciuar raste ndaj dhjetë personave për mosrespektim të masave të Qeverisë së Kosovës të parapara për të parandaluar përhapjen e pandemisë COVID-19.
Pesë raste janë iniciuar në Prizren, ku në një prej tyre një pronar i një lokali në Prizren ishte hasur duke e mbajtur lokalin hapur përtej orarit të lejuar.
Në Istog janë iniciuar tri raste, në Ferizaj një dhe në Vushtrri një.
Me përjashtim të rastit në Ferizaj, që personi është dërguar në mbajtje, të tjerët kanë shkuar në procedurë të rregullt.
Për rastin në Vushtrri është thënë se personi i dyshuar nuk i është përmbajtur rekomandimit për vetizolim.