Inspeksioni dënon kompanitë e ndërtimit për mos sigurim të vendpunishteve

Prishtinë | 30 Tet 2019 | 10:19 | Nga Ekonomia Online

Inspeksioni, rregullisht po i gjobitur kompanitë e ndërtimit në Prishtinë, për shekelje rregullash.

Drejtori i Inspeksionit, Adonis Tahiri, ka bërë të ditur se sot është gjobitur një kompani e ndërtimit me 500 euro.

Kjo për shkak se nuk e kishte rrethuar vendpunishten, me ç’rast i është ndërprerë puna.

“Rrethoja e vendpunishtes garanton siguri për qytetarët dhe mjedisin përreth. Në mungesë të saj, vjen gjoba dhe ndërpriten punimet”, ka shkruar Tahiri.

Ndryshe Tahiri çdo ditë është i aktiviuar duke shikuar parregullësitë në terren, i cili po shpërndan gjoba “si havlla”.

Dje ai ka gjobitur një kompani ndërtimi për shkak të hedhjes së mbeturinave inerte në hapësira publike.

Të ngjashme