Inspeksioni gjobit me 1 000 euro një qendër tregtare në Mitrovicë

Mitrovicë | 15 Mar 2022 | 15:04 | Nga Ekonomia Online

Në vazhdën e inspektimeve në subjektet afariste, inspektorët e tregut në Komunën e Mitrovicës kanë shqiptuar gjobë në vlerë prej 1 mijë euro ndaj një subjekti afarist (qendër tregtare) me lokacion në qytetin e Mitrovicës.

Inspektorët komunalë kanë potencuar se kjo gjobë është shqiptuar për arsye se produkti bukë 450 gr i vendosur për shitje me çmim prej 0,35 cent, nuk është përputhur me peshën e caktuar, pasi që gjatë matjes në peshore të kalibruar për produkte ka rezultuar se pesha e bukëve në shitje ka qenë 357 gr dhe 368 gramë, ka njoftuar Zyra për Informim e kësaj komune.

Me këtë rast ky veprim nga ana e inspektorëve është vlerësuar në kundërshtim me Ligjin Nr. 06/L-034 për mbrojtjen e konsumatorit, prandaj është shqiptuar edhe gjoba në vlerë prej 1 mijë euro për subjektin afarist nga inspektori i tregut.

Të ngjashme