Inspektorati hap rast për barnatoren në Kamenicë që rriti çmimin e dezinfektuesit

Prishtinë | 15 Mar 2020 | 08:33 | Nga Ekonomia Online

Inspektorati i Komunës së Kamenicës ka hapur rast ndaj barnatores e cila rriti çmimin e dezinfektuesit të duarve.

Këtë e ka bërë të ditur Ramadan Basha nga Drejtoria e Shërbimeve Publike, Ambientit dhe Inspektoratit në Komunën e Kamenicës.

“Sot inspektoriati është marrë me këtë rast dhe është në procedurë. Ne ju inkurajojmë që të raportoni për çdo rast të këtij lloji”, ka qenë komenti i Bashës, për barnatoren e cila po shet dezinfektues deri në 7 euro.

Të ngjashme