Inspektorati i Punës i jep të drejtë redaktores së RTK-së, televizioni obligohet ta rikthejë në pozitë

Prishtinë | 23 Dhj 2025 | 16:09 | Nga Ekonomia Online

Redaktorja e RTK-së, Blerta Foniqi-Kabashi, ka fitua rastin në Inspektoratin e Punës, pasi e degraduan nga pozita.

Lajmin e ka bërë të ditur në rrjete sociale.

Inspektorati ka konstatuar se Blerim Haxhiaj nuk ka mandat si U.D Kryeredaktor.

Inspektorati e ka obliguar RTK-në ta kthejë Blerta Foniqin në pozitën e saj.

Postimi:

Edhe nje fitore

Inspektorati i Punes ka konstatuar se RTK ka bere shkelje ne rastin tim. Kesisoj, Inspektorati konstaton se Televizioni Publik s’ka ud.Kryeredaktor. I njejti po vepron pa mandat dhe se Administrata e institucionit ka shkelur procedurat dhe afatet ligjore

Kesisoj, RTK i ka veç tri dite afat per ta evituar shkeljen, perndryshe pason gjoba mijera eurosh, dem qe do t’i behej buxhetit te Kosoves, konkretisht taksave te qytetareve!

Të ngjashme