Drejtoria Komunale e Inspektoratit në Suharekë ka ndërmarrë aksion kundër lokaleve afariste që shkaktojnë zhurmë gjatë natës.
Sipas një njoftimi të Komunës, inspektorët komunalë kanë urdhëruar zbrazjen e lokaleve dhe ndërprerjen e mbrëmjeve muzikore në dy lokale në Suharekë, shkruan sot “Koha Ditore”.
“Drejtoresha e Inspektoratit, Jehona Rrafshi-Lumi, është shprehur se kjo drejtori është e vendosur që të punojë në të mirë të qytetarëve, dhe se do të ndëshkojë çdo veprimtari antiligjore, si dhe do të jetë aktive vazhdimisht me aksione që do të ndërmarrë”, thuhet në njoftimin e Komunës.