I akuzuari S. D. shqiptar, shtetas i Republikës së Kosovës, me datë 20.10.2017 në cilësinë e zyrtarit – inspektor në Komunën e Kamenicës me dashje të drejtpërdrejtë ka marrë ryshfet nga i dëmtuari B. Sh. shumën prej 500 (pesëqind) euro.
Pas bastisjes nga ana e zyrtarëve policorë në bashkëpunim me prokurorin e rastit, tek i akuzuari janë gjetur të hollat.
Me këto veprime i akuzuari S. D. ka kryer veprën penale marrje ryshfeti, neni 428 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës (KPRK).
Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.