Inspektorit të Punës, i cili u kap duke marrë ryshfet, i shqiptohen 30 ditë paraburgim

Prishtinë | 26 Sht 2016 | 10:04 | Nga Ekonomia Online

Koordinatorit të Inspektoratit të Punës për rajonin e Prishtinës, M. B., i është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh, nën dyshimin e bazuar për marrje të ryshfetit, raporton Indeksonline.

Ai dyshohet se është kapur me 10 mijë euro nga Krimet Ekonomike dhe mbi të tani rëndon akuza për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe marrje të mitos.

Policia e Kosovës në luftën e saj të pa-kompromis kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, me datën 23 shator, me urdhëresë të Gjykatës Themelore të Prishtinës ka realizuar një operacion, me ç’rast ka arrestuar Koordinatorin e inspektoratit të Punës për rajonin e Prishtinës.

Hetimet përkitazi me këtë rast ende janë duke vazhduar nga Njësiti kundër Krimeve Ekonomike.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme