Instagram ka 1 miliard reklamues aktiv në muaj

Prishtinë | 22 Mar 2017 | 22:14 | Nga

Instagram ka mbi 1 miliard reklamues aktivë në muaj, pothuajse 5 herë më shumë sesa vitin e kaluar.

Aplikacioni i fotografive i njohur për thjeshtësinë e tij dhe efektet e shumta zgjeroi aktivitetin e tij duke lejuar komunikimin mes përdoruesve dhe 8 milionë bizneseve në mënyrë direkte dhe jo vetëm por edhe duke porositur online.

Zëvendëspresidenti i Instagram, James Quarles tha se shërbimi është përpjekur ta bëjë më të lehtë reklamimin përmes videove kreative për bizneset e vogla duke ofruar mjete si Boomerang dhe Hyperlapse.

Afro 80% e 600 milionë përdoruesve aktivë të Instagram të paktën ndjekin një biznes në platformë ku 120 milion kanë kontakt të parë njëherë në muaj.

Edhe rivali Snapchat prej kohësh është në kërkim të të ardhurave më të mëdha. Megjithatë ngelet larg Instagram nëse krahasojmë të ardhura prej 770 milionë të Snapchat dhe 3,2 miliardë dollarë të rrjetit social të fotografive.

Popullariteti i këtij të fundit erdhi akoma edhe më në rritje pasi kopjoi veçorinë me të cilën dallohej Snapchat, koleksionin e fotove që fshihen pas 24 orësh quajtur “Stories.”

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme