Instagram shton opsionin që të gjithë e kanë kërkuar!

Prishtinë | 23 Dhj 2024 | 11:10 | Nga Ekonomia Online

Instagram ka mundësuar skedulimin e mesazheve, opsioni është duke u aplikuar te përdoruesit mbarë botën. Vendosja e një orari për të dërguar një mesazh do të jetë e dobishme dhe bizneset që duan të përcaktojnë orën e duhur për dërgimin e mesazhit, shërben si kujtesë për plan në të ardhmen apo edhe një urim që doni ta dërgoni në kohën e duhur.

Si funksionon?

Mjafton të shkruani mesazhin, mbani shtypur butonin e dërgimit dhe përzgjidhni datën dhe orën. Instagram lejon një afat prej 29 ditësh si më të hershmin për të skeduluar një mesazh.

Pasi ta keni përfunduar procesin, do shihni një njoftim që thotë se keni “1 mesazh të skeduluar” që shfaqet deri në momentin që dërgohet.

Instagram ka bërë ndryshime në sektorin e mesazheve si dërgimi i vendndodhjes, vendosja e pseudonimeve për veten apo personin tjetër. Ata që kanë llogari “creator” mund të filtrojnë kërkesat e mesazheve përmes numrit të ndjekësve, llogarive të verifikuara, bizneseve etj. /UBT News/

Të ngjashme