Instagram ka kombinuar foto albumin e Facebook të jetëve tona me argëtimin e Snapchat.
Instagram tani ka 700 milionë përdorues, dhe çka është më mbresëlënëse është se përqindja e tij e rritjes vetëm po shtohet. Kësaj platforme i mori vetëm katër muaj për të shtuar 100 milionët e fundit krahasuar me gjashtë muajt që iu nevojitën për 100 milion përdoruesit e kaluar.
Nuk është ekzagjerim se Instagram është platforma më në trend për momentin. A i ndihmoi Instagram kopjimi i veçorive të Snapchat? Me shumë gjasa po. A i ndihmoi Instagram pronësia e Facebook? Definitivisht. Le të numërojmë të gjitha mënyrat që Instagram vazhdon rritjen e pabesueshme.
Instagram vazhdon të tërheqë më shumë përdorues përderisa vazhdon të rritet sepse edhe bëhet më i mirë gjatë kohës. Instagram bëhet shumë e më shumë artistik dhe i sofistikuar në ‘’Stories’’. Storiet janë një pjesë e madhe e asaj vetë-shprehjeje kreative. Kështu që, vetëm në muajt e kaluar, Instagram ka shtuar shumë veçori.
Shtimi i parë, ‘face filters’, po bëhet një normë e ‘selfieve’ për të mirë dhe për të keq. Instagram tani gjithashtu jep mundësinë të postojmë video mbrapsht me vecorinë e re ‘’Rewind’’. Plus, lajmëroi javën e kaluar, se tani mund të shikoni Location dhe Hashtag Stories, një përpilim i storieve nga llogaritë të cilat përdorin të njëjtin hashtag ose një lokacion afër jush. Çfarë mënyre e mrekullueshme për të zbuluar interesat tuaja dhe të gjeni njerëz të ngjajshëm të cilët ia vlen t’i ndiqni!
Edhe pse përmbajtja kalimtare është në trend për momentin, mos nënvlerësoni fuqinë e përmbajtjes së rregullt dhe ‘’të përhershme’’. Përderisa ‘’stories’’ janë një mënyrë e këndshme për të ndarë gjëra me shokët, njerëzit ende janë të etur të krijojnë një storie të jetës së tyre dhe t’i mbajnë ato fotografi, si diplomimet, dasmat dhe blerjet e shtëpive të reja. Plus, mos harroni ato kënaqësitë fajtore si shpërndarja e fotografive të pushimeve, veshjet e mrekullueshme ose daljet me shokët. Instagram ju ka mbuluar edhe aty me një galeri, një koleksion të fotografive të ngarkuara si një grup.
Instagram bashkon albumin e Facebook dhe lirinë e Snapchat. Kjo është ajo që e bën Instagram tërheqës për të rinjtë dhe për të vjetrit.
Le të flasim gjithashtu edhe për veçoritë e fundit që Instagram ka shtuar në arsenalin e tij të biznesit. Përderisa, krahasuar me vitin e kaluar, nuk kishte gjëra të reja, si prezantimi i Instagram Stories, Live ose transmetimi i lajmeve në bazë të algoritmeve, deri më tani, Instagram ka bërë shumë përmirësime, më së shumti në Stories.
Më e madhja duhet të jetë lajmërimi se tashmë të gjithë reklamuesit mund të zgjedhin Stories si një vend për reklamën e tyre. Jo vetëm që Stories zënë të gjithë ekranin e telefonit, por shikuesit janë më të angazhuar me to. Para së gjithash, Stories janë modeste, ju duhet të klikoni aty për t’a shikuar, sepse ju duhet të besoni se do të shihni diçka të veçantë dhe ekskluzive. E kuptueshme se një muaj pas këtyre lajmeve, platforma me krenari lajmroi se një milion reklamues zgjodhën Instagramin.
Mbi të gjitha, gjërat po duken shumë të ndritura për Instagram. Zuckerberg e dinte se çfarë po bënte kur ai bleu këtë aplikacion. Ajo blerje 1 miliardë dollarëshe nuk duket e marrë fare; por tani duket si një vjedhje.