INSTAT deklaron se viti 2016 u karakterizua nga inflacioni i ulët, ndërsa grupi i ushqimeve dhe pijeve joalkoolike shënoi rritje të çmimeve.
Çmimet e produkteve ushqimore si frutat, perimet, bulmeti dhe ëmbëlsirat u rritën, ndërsa produktet e detit shënuan ulje të çmimeve. Grupi me rritjen më të madhe ka qenë ai i frutave, indeksi vjetor i të cilit në muajin nëntor arriti 10.1%, i pasuar nga ëmbëlsirat, çmimet e të cilave u rritën me normën 5.9%.
Po ashtu edhe lëndët djegëse kanë shënuar rritje të dukshme çmimesh gjatë 2016, me indeksin që në nëntor arriti normën 5.3%.
Sipas INSTAT trajtimet estetike ishin grupi me uljen më të dukshme të çmimeve, indeksi vjetor i këtij grupi ishte 0.6%. Rënie ka shënuar edhe grupi bukë e drithëra, ndërkohë që indeksi i çmimeve të mishit paraqitet me vlerën negative 0.9% në nëntor. Me tregues negativ kanë qenë edhe çmimet e qirave e mirëmbajtjes së banesave, përkatësisht 0.2 dhe 0.4%.