Institucionet e BE-së goditje direkte Ivanovit dhe VMRO-së

Prishtinë | 06 Pri 2017 | 10:58 | Nga

Këshilli i BE-së, Komisioni Evropian dhe deputetët e Parlamentit Evropian presin nga presidenti i Maqedonisë, që ti respektoj normat demokratike, ndërsa VMRO të sillet me përgjegjësi, njofton agjencia e lajmeve INA.

Nga institucionet e BE-së është një herë arritën kritika të ashpra në llogari të presidentit të vendit, Gjorgje Ivanov dhe të VMRO-së. Kjo për shkak të bllokimit të proceseve demokratike në Maqedoni.

Në Parlamentin Evropian, mbrëmë vonë, raportuesi për Maqedoninë Ivo Vajgël e prezantoi raportin për Maqedoninë, të cilin e mbështetën Komisioni Evropian dhe Këshilli i BE-së.

“Parlamenti nuk mund të formohet për shkak të opstruksioneve sistematike të VMRO-së dhe sjelljes së presidentit Gjorgje Ivanov. Sjellja e tij është kritikuar nga BE-ja, ShBA-të dhe NATO. Pozicioni i tij vetëm sa e zbulon partizimin e tij”, deklaroi Vajgël, gjatë prezantimit të raportit.

Jan Borg nga Këshilli i BE-së, edhe njëherë e potencoi shqetësimin e madh për shkak të faktit që akoma Maqedonia nuk ka një qeveri.

Ai kujtoi se edhe presidenti i Këshillit, Donald Tusk gjatë vizitës në Shkup kërkoi sjellje shtetërore dhe uninitet në Maqedoni.

Duke shprehur mbështetje për Prokurorinë Speciale, Borg tha se qeveria e re patjetër duhet të punoj në realizimin e reformave të cilat janë të parapara në marrëveshjen e Përzhinos dhe rekomandimet e raportit të Pribes.

Neven Mimica në emër të Komisionit Evropian gjithashtu e theksoi shqetësimi për refuzimin e presidentit Ivanov për ndarjen e mandatit.

“Kërkojmë nga Ivanov që ti respektoj rezultatet e zgjedhjeve dhe të lejoj funksionimin e demokracisë. Jemi të shqetësuar për shkak të retorikës frikësuese të disa akterëve politike të cilët po i thellojnë marrëdhëniet ndëretnike”, deklaroi Mimica.

Neven kërkoi formimin e shpejtë të qeverisë dhe jo vetëm kaq.

“Insistojmë në realizimin e plotë të marrëveshjes së Przhinos si dhe reformat në fushën e sundimit të së drejtës. Prokuroria Publike duhet të ketë afat shtesë dhe resurse për të kryer punën”, tha ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme